Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orëve të para të mëngjesit, gjysma e qytetit të Lezhës nuk furnizohet me energji elektrike. Shkak është bërë një defekt i rëndë në linjën nentokësore të tensionit të mesëm, si pasojë e lagështirës nga reshjet. Abonentët e Lezhës thonë se nga ndërprerjet e shpeshta u janë dëmtuar edhe pajisjet elektroshtëpiake. Ndërkohë OSHEE ka sjellë specialistë edhe nga Tirana për të riparuar defektin të cilët kanë hasur në vështirësi për shkak të ndërtimeve pa kriter.
Më shumë se gjysma e qytetit të Lezhës prej orëve të para të mëngjesit të së mërkures nuk ka energji elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë një defekt i rëndë si pasojë e të cilit kanë shpërthyer kabujt nëntokësor të tensionit të mesem të cilët furnizojnë me energji pjesen më të madhe të qytetit. Punonjësit e OSHEE kanë nisur ndërhyrjen, por kanë hasur në vështirësi pasi në një gjatësi të konsiderueshme të linjave elektrike janë bërë ndërtime pa kriter.
Qytetarët thonë se nga luhajtjet e tensionit shpesh u janë dëmtuar edhe pajisjet elektroshtepiake.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezha-pa-energji-qytetaret-nga-nderprerjet-deme-tek-pajisjet-elektrike/