Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hotele në mes të Tiranës, fshatra turistikë apo fabrika të cilat deklarojnë se furnizohen me pus por në fakt vjedhin sistemin e ujësjellësit.
Për këto kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim. Nëse nuk do të marrin masa do të ndëshkohen duke u bërë dhe shembull publik.
"Po të shikojmë dhe tek uji, ka shumë biznese të mëdha që nuk e paguajnë atë në mënyrë korrekte. Ka hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus ndërsa e vërteta është se furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësit" deklaroi Rama paraditen e sotme nga Shëngjini ku ndodhej në një takim me drejtuesit vendorë e ministrat.
Fshatra turistike qe vjedhin ujin
Rama: "Ka fshatra turistikë që deklarohen se furnizohen me pus dhe në fakt vjedhin drejtëpërdrejtë ujin nga sistemi i ujësjellësave. Ka fabrika që deklarohen se furnizohen me pus e në fakt vjedhin ujin nga sistemi i ujësjellësave."
Ata që do të paguajnë ligjërisht të parët janë ata që hyjnë në këtë kategori. "
Do demaskoheni
Rama nuk bëri publik emra konkret të bizneseve të mëdha por i paralajmëroi: " Unë i bëj thirrje të gjithë këtyre megagënjeshtarëve, që janë të pasurit e këtij vendi të mos luajnë me zjarrin se po do të bëhen shembuj publik. Jo vetëm do përgjigjen penalisht por do të demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqar në mes të qytetit."
Zbatimi i reformes se ujit është kthyer në një kusht nga kryebashkiakët për të marrë financim nga qeveria.
Ministri Damian Gjiknuri u kërkoi bashkive të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hotele-ne-mes-te-tiranes-fabrika-e-fshatra-turistike-qe-vjedhin-ujin