Korçë, biznesi kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vangjush Terova ka një minimarket në qendër të qytetit të Korçës, por nga dita në ditë mendon ta mbyll njësinë tregtare me të cilën mban familjen prej 10 vjetësh. Sipas tij, kjo situatë e rëndë për të vjen pasi biznesi i vogël dhe ai i mesëm është i mbytur nga informaliteti. Ai shprehet se është në kufijtë e mbijetesës, ndaj dhe për të mos falimentuar kërkon ndihmën e shtetit. Në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm ka dalë edhe kryetari i shoqatës që përfaqëson këtë komunitet të biznesit në shkallë vendi, Albert Nasto. Në një dalje të posaçme për mediat, ai i ka kërkuar ministrisë së financave të bëjë atë që gjatë këtyre ditëve është duke bërë ministria e brendshme me lojërat e fatit. Vetëm në qarkun e Korçës ushtrojnë aktivitetin e tyre 7 mijë tregtarë të vegjël. Ndërsa në qytetin më të madh juglindor të vendit kanë bizneset e tyre afro 2400 tregtarë, të cilët për shkak të informalitetit të madh ndihen gjithnjë të rrezikuar.

Share This Video


Download

  
Report form