Në zgjedhjet e 18 qershorit do të garojnë vetëm 17 parti politike, të cilat kanë depozituar në KQZ brenda afateve ligjore, listën e kandidatëve ne 12 qarqe dhe listën me 5 mijë firmat e mbeshtetesve.
Fakti që Partitë do të garojnë të ndara dhe jo brenda një koalicioni parazgjedhor, ka bërë që 29 parti të vogla të humbasin mundësinë për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 18 qershorit.
Në rastin kur nuk mund të garojnë në koalicion, Partite e vogla joparlamentare nuk mund te futen ne zgjedhje ne rast se nuk paraqesin ne KQZ listën me 5 mije firmat e mbështetësve në të gjithë Shqipërinë.