Basha mbledh aleatët: Nisim protestat popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës

Report TV 2019-01-16

Views 1

Vendimi i opozitës së bashkuar ka qenë nisja shumë shpejt e protestave. Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së aleatëve në selinë e PD, tha se opozita do të udhëheqë revoltën e qytetarëve me protesta në të gjithë vendin deri në rrëzimin e Edi Ramës.

"Edi Rama ka ndërtuar një polici private, një shtet privat për të dhunuar qytetarët. Në përgjigje të mijëra mesazheve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Të shtunën PD mbledh Këshillin Kombëtar për caktimin e datës se kur do të nisin protestat", tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form