Report TV - Basha mbledh aleatët, Dash Shehi: Nuk heqim dorë, protestat do të vijojnë

Report TV 2019-05-29

Views 1

Pas takimit me Bashën aleatët e vegjël, së bashku me Petrit Vasilin nga LSI-ja, pasi Kryemadhi ndodhet në SHBA, kanë lënë zyrën e PD-së. Për mediat ka folur vetëm kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili është shprehur se protestat do të vijojnë, por nuk ka dhënë detaje për skenarin apo datën. Ai akuzoi PS-në për manipulim të zgjedhjeve.

"Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka. PS-ja ka filluar manipulimin zgjedhor që tani me spostimin e KQZ te arshivat, tani ka vetëm 25 kandidatë dhe gara është false. Kjo është që sot ka filluar manipulimi, zgjedhjet kanë rënë moralisht dhe praktikisht.

Edhe sikur ti mbushin plot letrat nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhjet. Nuk heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët, por aksi kryesor është protesta e rrugës deri në fund kur të mbërrijmë një zgjidhje finale.

E konsiderojmë pozitive për Shqipërinë që të vijë dita dhe të bëhen zgjedhje, pasi këtu nuk mund të ketë. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam dhe do të diskutojmë. Ka shumë alternativa për protestën e radhës, qyteti mund të prodhojë përditë, por ne do të marrim pjesën më pozitive. Në nuk bëjmë protestë për protestë, por pasi po shkelet rregullat e lojës" deklaroi Dashamir Shehi.

Share This Video


Download

  
Report form