Ditën e sotme opozita e drejtuar nga Lulzim Basha do të vendosë për vijimin e aksionit opozitar. Skenari për vijimin e aksionit do të vendoset pas takimit me aleatët, kryesinë, ish-grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve. Takimet e Lulzim Bashës nisën në orën 12:00 me aleatët opozitarë, ku Mediu tha se protestat do të vijojnë.
Ndërsa pasditen në orën 18:00, Basha do të mbledhë Kryesinë, ish-grupin parlamentar, kolegjin e Kryetarëve dhe Kryetarët e Bashkive të djathta për të caktuar vijimin e aksionit politik, si dhe reagimin e PD pas arrestimeve të drejtuesve të PD në qarkun Elbasan, raporton gazetari i Report Tv, Elis Memelli.