Pas aksioneve të njëpasnjëshme të efektivëve të policisë së shtetit në disa qarqe të vendit për gjetjen dhe asgjësimin e lëndëve narkotike të kultivuara, ka reaguar Partia demokratike e cila përmes Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ka thënë se po luftohet droga që nuk ka paguar haraçin e Edi Ramës.
Në një dalje të posaçme për mediat, Duma ka thënë se, dalja e Ministrit të Brendshëm në terren tregon dështimin e tij, ndonëse ky i fundit, sipas saj, gjatë gjithë kohës është munduar që të mohojë kultivimin e lëndëve narkotike në këtë masë.
Sa i përket aksioneve, Duma thotë se ato janë paralajmërime të Ramës për të detyruar kultivuesit që të paguajnë haraçin tek ai pasi në të kundërtën janë të humbur.