Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këmbëngul se kandidatët e Partisë Socialiste, të cilat fituan në zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk do të shkojnë dot në zyrë.
Ajo tha se deri në datën 12 Gusht, kur ata duhet të marrin detyrat, do të ndodhin shumë gjëra, mes të cilave do të ketë edhe surpriza.
E pyetur cili do të jetë aksioni i opozitës pas zgjedhjeve, që të zgjedhurit do të shkojnë në zyra Kryemadhi tha: "Janë hap pas hapi. Për shembull, aksioni opozitar do të vazhdojë. Këtë javë është konsultimi ynë me aleatët, pra me të gjithë frontin opozitar, do të vazhdojmë me të gjithë procesin që do të vijë në mënyrë të njëpasnjëshme.?
Blendi Fevziu: Në ditën që të zgjedhurit e 30 Qershorit do të shkojnë në zyrë, çfarë qëndrimi do të keni?
Monika Kryemadhi: Nuk është problemi aty për njerëzit e Edi Ramës që do të shkojnë në zyrë, që s?kanë për të shkuar dot asnjë herë sepse do të ketë hapa të tjerë dhe veprime të tjerë që do t?i bëjë vetë Edi Rama. Sepse do t?i shesë të gjithë me radhë, që nga Lali Eri për të shpëtuar kokën e vet. Nuk do të shkojnë dot në zyrë, sepse kemi kohë deri më 12 Gusht. E di sa gjëra do të ndodhin deri më 12 Gusht?
Blendi Fevziu: Nëse i quan ai çfarë do bëni ju, se ai doli dje i përshëndeti.
Monika Kryemadhi: Doli dhe i përshëndeti, por edhe kollarja iu bë qull nga djersët dhe nga sikleti. Ne e kemi shumë të qartë agjendën tonë. Dhe deri më tani, që nga djegia e mandateve, agjenda jonë ka ecur me efikasitet.
Blendi Fevziu: Ka pasur ndonjë spostim rrugës? Me këtë ide keni qenë që në fillim, që ta lini të bënte zgjedhje.
Monika Kryemadhi: Të bënte votime.
Më tej, Kryemadhi tha se nuk ka pasur asnjë ndryshim. ?Kemi një strategji dhe një plan që ju do të surprizoheni siç u surprizuat më 30 Qershor?./tvklan.al