Ora News – Ilir Meta President, profili i politikanit dominues të dy dekadave demokraci

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia politike e Ilir Metës fillon në ditët e para të tranzicionit shqiptar dhe vazhdon me kontributin e tij të madh në zhvillimin e demokracisë shqiptare.
Protagonist i të gjitha ngjarjeve historike që u zhvilluan me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës Ilir Meta ushtroi të gjitha postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore.
Ilir Meta ka lindur më 24 Mars të vitit 1969 në Skrapar. Fakultetin ekonomik dhe master për integrimin ekonomik e kreu në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1992 Meta ishte një ndër themeluesit kryesor të Forumit të rinisë eurosocialiste, ku dhe zgjidhet Nënkryetar i FRESSH. Një vit më pas zgjidhet anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i saj, post në të cilin do të jetë për tri vite.
Në vitin e vështirë 1996 për politikën dhe vendin, Ilir Metës i besohet posti i Sekretarit për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vetëm një vit më vonë merr detyrën e të parit të socialistëve të Tiranës.
Në gjeneratën e politikanëve të rinj që socialistët i besuan qeverisjen e vendit është edhe Ilir Meta i cili ende pa i mbushur të tridhjetat, në vitin 1998 zgjidhet Zv/kryeministër i Shqipërisë. Në ditët më të vështira për vendin dhe kombin, 1999/2002, Ilir Meta zgjidhet kryeministër i Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ilir-meta-president-profili-i-politikanit-dominues-te-dy-dekadave-demokraci/

Share This Video


Download

  
Report form