Ora News – Ilir Meta rikonfirmohet kryetar i LSI, merr 76 % të votave

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 22

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 76 përqind të votave të anëtarësisë, Ilir Meta rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rezultati i votimit të së dielës u bë publik nga KQZ e LSI-së, ku në total Meta ka marrë mbështetjen e 31 mijë e 815 anëtarëve. Pas Metës u renditen Përparim Spahiu me 12.1 përqind të votave, i cili pasohet nga Shezai Rrokaj me 11.9 përqind.
Ilir Meta rikonfirmohet kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rezultati u publikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të LSI, ku 76 përqind e votuesve vendosën t?i japin Metës një tjetër mandat 4 vjeçar.
Ornela Zonja: Morën pjesë në votimin 42370 anëtarë të regjistruar në listat e votimit ose 84.29% e tyre.Në kutitë e votimit u gjendën 42370 fletë votimi nga të cilat 41862 prej tyre u vlerësuan të vlefshme dhe 508 vota u vlerësuan të pavlefshme.Shpërndarja e votave të vlefshme rezulton si më poshtë: Kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31815 vota ose 76% të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në rezultatet e mësipërme vendosi të shpallë fitues të garës për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta.
I dyti në këtë proçes u rendit Përparim Spahiu, me 12.1% të votave, ndërsa Shezai Rrokaj mori 11.9%.
Ndërkohë priten të dalin rezultatet për delegatë, të cilët do të mblidhen në dhjetor për të zgjedhur Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ilir-meta-rikonfirmohet-kryetar-i-lsi-merr-76-te-votave/

Share This Video


Download

  
Report form