Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ilir Meta është rikonfirmuar kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë 76 % të votave të anëtarëve të kësaj force politike.
Përparim Spahiu u rendit i dyti me 12.1% të votave dhe Shezai Rrokaj mori 11.9%.
Në një konferencë për mediat, LSI tha se morën pjesë në votim 42 mijë e 300 anëtarë të regjistruar ose 84.29%. Në kutitë e votimit u gjetën 42 370 fletë votimi nga të cilat 41 862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ilir-meta-rikonfirmohet-kryetar-i-lsi-merr-76-te-votave/