Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mësohet nga burime të sigurta të RTV Ora News se ka siguruar firmat e nevojshme të deputetëve për të qenë nesër kandidat për postin e Presidentit të Pepublikës së Shqipërisë.
Ilir Meta duket se do të ngjitet në majën e shtetit shqiptar pas një karriere të gjatë në politikë dhe pas 13 viteve të drejtimit të forcës politike të krijuar prej tij LSI.
Nesër në orën 17.00, Kuvendi ka thirrur seancë Parlamentare për të votuar në raundin e 4 Presidentin e ri të vendit, pas djegies së 3 raundeve të para pa asnjë kandidat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/burime-per-ora-news-ilir-meta-kandidat-per-president/