http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Ministria e Jashtme ruse deklaron se projekti i Shqipërisë së Madhe rrezikon stabilitetin e brishtë të rajonit dhe mund të shkaktojë një rikthim të konfliktit të përgjakshëm në Ballkan. Një njoftim në faqen e saj të internetit jepen detaje të një bisede telefonike të zhvilluar një ditë më parë mes shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov dhe presidentit të zgjedhur serb Aleksandër Vuçic me iniciativën e këtij të fundit. Shkak është bërë vendimi i Gjykatës së Kolmarit në Francë, që liroi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, pavarësisht pretendimeve të Serbisë se ekzistonin prova për akuzat e ngritura nga Beogradi për krime lufte.
Lavrov tha se Rusia ndan më Serbinë shqetësimin e thellë për vendimin politik të gjykatës franceze, që rrëzoi kërkesën e Beogradit për ekstradim.
?Ne besojmë se të gjithë politikanët e Kosovës të përfshirë në krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht pozicioneve që mbajnë aktualisht. Standardet e dyfishta të Parisit janë shembull i gjallë i mbylljes së syve përballë projektit agresiv për Shqipërinë e Madhe që mund të dëmtojë stabilitetin e brishtë dhe të rikthejë konfliktin e përgjakshëm në Ballkan?.
Bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e përbashkët për të forcuar dhe zhvilluar partneritetin strategjik mes Rusisë dhe Serbisë edhe në projektet e përbashkëta.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic deklaroi në një intervistë se shqiptarët po vazhdojnë të flasin për Shqipërinë e Madhe.
?Është njësoj si kur ne do të flasim për bashkimin e serbëve në rajon. Kjo nuk ndodh rastësisht, shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin vetë për një ?Shqipëri të madhe?. Vendimi i gjykatës se Colmarit do të ketë ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Francës. Serbia është e qetë dhe përgjigjet me përmbajtje, por askush nuk duhet të luajnë me Serbinë dhe popullin e saj. Shqiptarët luajnë për të gjitha ose asgjë.?