http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Serb Vuçiç është takuar ne Pekin me presidentin rus Putin dhe mes çështjeve te diskutuara, sipas mediave serbe, ishin përpjekjet per krijimin e ?Shqipërisë se madhe?. Sipas gazetës ?Vecernje Novosti?, dy liderët, te takuar gjate nje darke te organizuar nga presidenti kinez ne kuader te samitit te rëndësishëm ekonomik ?Nje brez nje rruge?, kane shprehur shqetësimin e tyre per deklaratat kërcënuese te përfaqësuesve politike shqiptare, duke theksuar se nje retorike e tille behet shkak per konflikte ne Ballkan.Dy kreret e shteteve te konsideruar si aleate te ngushte rëne dakord per te vazhduar bashkëpunimin shumeplanesh, ne nivel ekonomik dhe politik. Vuçiç theksoi per mediat serbe pas takimeve te zhvilluara dhe me krere te tjere shtetesh te pranishëm ne samit se Serbia po ben gjithçka per te qëndruar larg provokimeve dhe per te garantuar stabilitetin e rajonit. Pak dite me pare, Vuçiç e Putin, ne nje bisede telefonike mes tyre shprehen shqetësimin per zhvillimet e fundit, konkretisht lirimin e Ramush Haradinajt, te cilësuar si te paligjshëm si nga Serbia, ashtu edhe nga Rusia.