http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i partisë demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar të turpshme dhe antikushtetuese seancën e parë konstituive në kuvendin e Kosovës, ku lider i LDK-së Isa Mustafa u zgjodh kryer i kuvendit me 65 vota pro. Këto komente Thaçi i ka bërë në faqen zyrtare ne rrjetin social Facebook. Ish-kryeministri theksoi se PDK-ja do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila do të interpretojë procesin e zgjedhjes së kreut të parlamentit. PDK duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jo te vlefshme vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së konstituive, shpreh qëndrimin se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe. Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion. Burime pranë Partisë Demokratike të Kosovës konfirmojnë se kërkesa në këtë gjykatë do të dorëzohet pasditen e sotme. Me herët ish-Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj u vu në qendër të akuzave nga partite opozitare pasi i kërkoi disa here drejtueses së seancës, zonjës Brovina ta mbyllte atë. Të enjten Isa Mustafa u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai u votua me 65 vota pro, asnjë kundër dhe 18 vota abstenim.