Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Midis 18 të arrestuarve është edhe Maliq Kadilli (në video), agjent doganor në doganën e Qafë Thanës, i prangosur dy ditë më parë si pjesë e një grupi që lejonin kalimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria ne Itali nëpërmjet Portit të Durrësit.
Së bashku me 18 personat e tjerë doganierët dhe efektivët e policisë së Qafë Thanës, Tiranës e Durrësit, ai ka dalë para gjykatës së krimeve te rënda ku iu komunikua masa e sigurisë ?arrest me burg? për akuzën e kryerjes së trafikut të narkotikëve në bashkëpunim.
Por Kadilli ka mohuar përfshirjen në këtë trafik duke sqaruar se kontrolli fizik i mjeteve bëhet nga dogana dhe policia dhe jo nga agjentët doganorë që kanë për detyrë të përpilojnë deklaratën sipas faturave.
Ai ka sqaruar para gjykatës se kamioni i drejtuar nga maqedonasi Zoran Stanojoski ishte paraqitur në Qafë Thanë me ngarkesë material ndërtimi dhe sipas faturave tatimore Kadilli ka përpiluar më pas deklaratën doganore.
Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë të cilët kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet portit të Durrësit. Po pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata ka lënë në masën arrest me burg të gjithë të akuzuarit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lejuan-kamionet-me-droge-arrest-me-burg-policeve-te-portit-te-durres/