Report Tv - Zbulohen gjysmë ton kanabis pranë Karaburunit, gati të trafikohej drejt Italisë

Report TV 2018-06-20

Views 3

Rreth gjysmë ton kanabis janë sekuestruar këtë të mërkurë në një magazinë pranë Karaburunit në Vlorë, gati për t'u trafikuar në drejtim të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë Policia Kufitare dhe Forca Detare të cilat kanë bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nuk raportohet për persona të arrestuar si posedues të drogës. Policia vjon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në rrjetin kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Ky operacion në Vlorë vjen pas gjetjes mëngjesin e sotëm në Darëzezë të Fierit një gomone rreth 12 m e gjatë, e cila dyshohet se është përdorur për trafikun e kanabisit.

Share This Video


Download

  
Report form