DURRES-Tonelatat e kanabisit të kaluara përmes Portit të Durrësit drejt Italisë, presin 'kokat? e para.
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin e një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë mbi 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali.
Pas arrestimit të 4 policëve të Qafe Thanës para 1 muaji, numri i të arrestuarve arrin kështu në 22 zyrtarë të cilët vepronin si pjesë e një grupi kriminal që lejonin trafikun e kanabisit me kamion drejt Italisë.
Të arrestuarit sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë përgjegjës për 10.2 ton canabis të trafikuar në Itali mes muajit shkurt dhe mars, sasi droge të zbuluara nga policia italiane e cila ka kërkuar menjëherë hetime nga pala shqiptare për mënyrën se si kjo sasi rekord kishte mundur të ngarkohej nëpër tragete.
Në pranga shefi i stacionit policor i Portit të Durresit
Mes të prangosurve janë dhe agjentë të antidrogës në Portin e durrësit si dhe shefi i stacionit policorë në Durrës Julian Doraci.