Burg policëve e doganierëve, kaluan 10 tonë drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 10 doganierët e policët, të cilit akuzohen se lejuan kalimin e 10 toneve droge drejt Italisë. I pari që doli para trupit gjykues ishte, agjenti doganor i Qafë Thanës, Maliq Kadilli. Në dëshminë e tij, i pandehuri nuk i pranoi akuzat, duke thënë që kishte kryer vetëm detyrën dhe për këtë gjë gjykata duhet caktonte një masë më të lehtë sigurie. Por, trupi gjykues la në fuqi kërkesën e prokurorit i cili kishte kërkuar më herët që të pandehurit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe ish-shef i i stacionit policor në portin e Durrësit Julian Doraci hodhi poshtë pretendimet e akuzës. Prokuroria pretendon se ka prova se rasti i parë i kalimit të drogës u regjistruar në datën 5 shkurt të këtij viti, kur në Itali u zbulua një kamion me 8 ton hashash. Automjeti kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë. Shoferi maqedonas doli nga territori ynë përmes portit te Durrësit, edhe pse ne procesverbal ishte shënuar se duhej të largohej nga pika kufitare e Hanit të Hotit. Destinacioni final i drogës sipas Prokurorisë ishte Belgjika. Pak kohë më vonë, në 24 mars, në Itali u kap një tjetër kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis. Edhe ai ishte nisur nga Durrësi. Hetimet zbuluan se këta punonjësit e doganës bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të kaluar sasitë e mëdha të drogës drejt vendit fqinj. Ndërkohë pritet te caktohet masa e sigurisë edhe për 9 doganieret e tjerët që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form