stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Erjona Rrodhe, arsimtare në Gramsh, denoncon në ?Stop? manipulimin, që i është bërë me pikët e portalit ?mësues për Shqipërinë?. Ajo tregon, se nuk i janë llogaritur as pikët e gjuhës së huaj dhe as ato të masterit.Specialistja e fushës pranon, se pikët e Erjonës janë përllogaritur gabim. Por personi përgjegjës i ZA Gramsh, Isa Basha, nuk pranon të japë shpjegime mbi këtë shkelje, duke u mjaftuar me kërkesën për noterizim të dëshmisë së gjuhës. Nga një investigim i ?Stop? rezulton, se drejtori i ZA Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka futur në punë rreth 20 arsimtarë, pa konkurim në protalin ?Mësues për Shqipërinë?.