#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.
Në redaksinë e emisionit ?Stop? ka ardhur një denoncim nga Gramshi për qytetarin Hamit Lumshi. Ky i fundit ka aplikuar për një leje riparimi në Zyrën e Urbanistikës Gramsh, por ka ndërtuar një godinë të re pa leje në zonën e Kurorës së Gramshit.Për këtë problematikë iu drejtuam Bashkisë Gramsh, konkretisht Zyrës së Urbanistikës dhe drejtori,Ali Cohodari, thotë, se nuk ishte në dijeni për një ndërtim të ri, por thjesht për leje riparimi në banesën ekzistuese. Ai na drejton tek IMT-ja, pasi ajo kontrollon, nëse qytetarët zbatojnë kriteret e lejes së dhënë.Kryeinspektori Alban Rrodhe shprehet, se do ta verifikojë situatën dhe do të marrë masa, nëse është ndërtim pa leje. Sipas tij, objekti do të prishet dhe personi do të ndiqet penalisht.Pas kryeinspektorit vumë në dijeni kryetarin e bashkisë së Gramshit Klodian Tace, i cili tha, se do të ngrihet një komision dhe personi do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë kundravajtje penale.Por në këtë pikë inspektori i shërbimeve në njësinë administrative Pishaj kontakton gazetaren e ?Stop? dhe jep versionin gjenial, se gjithcka është bërë për arsye humanitare, pasi Hamit Lumshi është invalid dhe i pastrehë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/