stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-43-sezoni-3/ ?
Pasi ?Stop? rikthehet në ZA Gramsh, për rastin e denoncimit të mësueses Alma Jonuzi, gjithë kjo strukturë vihet në lëvizje.Alma telefonohet nga Ramazan Llaha, punojës i ZA-së, i cili i kërkon të tërheqë denoncimin në këmbim të një vendi pune të garantuar.Më pas Alma takon në kafe Ramazanin dhe financieren e ZA Flutura Sinani dhe i kujton kësaj të fundit, se para një viti i ka dhënë 500 mijë lekë ajo dhe një milionë lekë i ati.Në një tjetër takim, që Alma Jonuzi bën me kryetaren e bashkisë Luljeta Dollani, kjo e fundit pranon, se e ka mbrojtur ajo Zyrën arsimore, por thotë, se nuk kishte dijeni për ryshfetet, që ata marrin.Pasi kryebashkiakja Dollani premton zgjidhje, Alma Jonuzi emërohet mësuese matematike në Porocan.
Telefonatë nga ZA-ja Gramsh, në Telefon Ramazan Llaha .....
Ramazan Llaha, ZA- Flutura më mori në telefon, sepse ka ardhur Stop-i. I ka sjellë Alma Jonuzi,- tha.
Alma Jonuzi ? Ehë...
Ramazan Llaha, ZA- Trashë, unë s?di gjë, unë ashtu thashë, unë. Nuk di gjë, thashë unë, po si qysh cfarë t?i them unë? Të tërheqë denoncimin, se do ta rregullojë Xheviti.
Alma Jonuzi ? Po mirë, atëhere...
Ramazan Llaha, ZA- Cfarë t?i them unë?
Alma Jonuzi ? Po mirë, thoji, ok! E tërheq unë denoncimin. Ama, të premten unë dua emërimin për në punë.
Ramazan Llaha, ZA- Ashtu t?i them?
Alma Jonuzi ? Po! Kështu thoji dhe më kthe mua përgjigje prapë.
Ramazan Llaha, ZA- E mirë, ja t?i them unë tani.
Alma Jonuzi ? Ok!
Alma takon financieren e ZA Gramsh, Flutura Sinani.
Financierja Flutura Sinani ? Xheviti ka thënë ..,do i qëndroj fjalës, që i kam thënë asaj femre ..,sepse Xheviti e ka lakun në fyt.
Alma Jonuzi ? Po kur, pra?
Financierja Flutura Sinani ? Ti nuk e di, se cfarë po heq ky burrë..,unë dhe Xheviti...
Alma Jonuzi ? Unë jo pa qëllim erdha në këtë kafe.
Financierja Flutura Sinani ? Shiko Fluturën, sepse më është vënë mua, këtij burrit dhe Xhevitit, për të na hequr dhe ne e kemi lakun në fyt.
Dita e dytë.
Financierja Flutura Sinani ? N.q.s, këtë e ke miqësisht, të vazhdosh ti me ata të japësh intervista, harroje, se futesh më në punë, sa të jem unë gjallë. Pa mbaruar shkollën, pa marrë portalin, të japësh intervistë, të dalim ne prapë tek Stopi ....të fillosh punë, kjo është miqësisht.
Alma Jonuzi ? Nuk të ka dalë gjë? Të ka dalë gjë nga mua ty?
Financierja Flutra Sinani ? S?po them, që ka dalë gjë.
Alma Jonuzi ? A ke dëgjuar ti, të ketë dalë gjë për vjet? Një person të vetëm, nji. Poqe, se ju, ju duket e drejtë kjo...mua më duket e drejtë, ta gjej të drejten diku tjetër. Në rregull...? Ju e dini,unë s?kam cfarë humb. Unë pa punë jam. Unë edhe këtë vit mbaroj,unë do e fitoj për një 6 mujorsh. Po a ju vjen mirë, të dilni, sic the ti?
Financierja Flutura Sinani ? Alma! Bëj cfarë të duash, cfarë të kesh ti dëshirë. Tako titullarin, merru me titullarin. M...