stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-167-sezoni-4/
Në Mars të vitit 2019 Bashkia e Sarandës jep një leje ndërtimi për shtesë objekti, ku kjo e fundit është edhe një herë më e madhe se objekti ekzistues. Për objektin e ri nuk është respektuar distanca prej 15 metrash nga pallati 6-katësh kufitar. Një prej banorëve, Kreshnik Hoxhaj, thotë, se jo vetëm rrezikohet jeta e 30 familjeve, por ndërtesa e re, bllokon fare dritën e pallatit ekzistues.
Kreshnik Hoxhaj: Është dhënë në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia. Kur sot ke një ndërtim pa leje, një tokë e askujt dhe bëhet tokë e dikujt. Ne po e bëjmë publike sot që këto gjëra të shikohen, sepse kjo bije ?erë? jo vetëm shpërdorim detyrë, por edhe shumë gjërave të tjera dhe nuk besoj se kjo nuk është e vetmja. Unë jam pronar i një banese në Sarandë, të një pasurie, pranë detit. Arsyeja e drejtimin ne emisionin ?Stop? është se këtu po bëhet ndërtimi i një hoteli dhe shumë afër objektit tonë dhe cënon qëndrueshmërinë e objektit dhe ne mund të kemi çarje të objektit tonë. Personi Nexhip Sulejmani ka marrë një leje ndërtimi, jo konform rregullave dhe ligjeve. Është shkelur e gjithë rregullorja e Urbanistikës. Atij i është dhënë një leje ndërtimi 5.4 metra larg nga kufiri i pronësisë së tij dhe 7 metra nga objekti jonë. Mesa duket nga ana ligjore ata nuk e kanë llogaritur farë që ekziston një objekt 6 kate, këtu janë 20 apartamente ndoshta më shumë. Distanca duhet të ishte 14 -15 metra larg. Ky objekt është i gjithi me dokumenta. Unë jam i fushës, inxhinier zbatimi, dhe nëse shikoni hapjen e themeleve është skandaloze. Nuk e kuptoj sesi në vitin 2019 jepen leje për ndërtimin e objekteve të tilla nga bashkia e Sarandës që jep leje të tilla dhe lejon ndërtimin e këtij objekti pa një projekt që të ruajë qëndryueshmërinë e objektit tonë.
Në Hipotekën e Sarandës mësojmë, se për shkak të problematikës, KLSH ka bërë urdhër kufizimi për objektin në tetor 2018, gjë që do të thotë, se bashkia nuk duhet të jepte leje ndërtimi. Ndërsa në bashki, nuk japin shpjegime për këtë ngërç.
Stopi- Jemi të interesuar në lidhje me pasurinë 18/328 ZK 8642 në pronësi të z. Nexhip Sulejmani. Si është regjistruar kjo pronë? Nga e ka origjinën?
Juristja, Hipoteka Sarandë- Origjina e kësaj prone është një truall nga Bashkia, kontratë shit-blerje.Nexhip Sulejmani është pala e dytë. Fillimisht është blerë nga Robert Maci, pastaj është bërë transaksion tek Nexhip Sulejmani.
Stopi- Çfarë statusi juridik ka kjo pronë? Kemi kufizime në seksionin E të hipotekës Sarandë.
Juristja, Hipoteka Sarandë- Aktualisht ka kufizim. Në bazë të rekomandimeve të KLSH-së, kanë lënë rekomandim masën e kufizimit për këtë pasuri.
Stopi- Çfarë date mban ky kufizim nga KLSH?
Juristja, Hipoteka Sarandë- Po në bazë të urdhërit 19 48 datë 26.10.2018, mbi këtë pasuri është vendosur masa e kufizimit, në bazë të r...