Report TV - Ndërtimi te Liqeni, aktivistët takojnë Llallën: Leja e falsifikuar

Report TV 2016-02-22

Views 0

Pas protestës së zhvilluar te parku i liqenit artificial, përfaqësues të Shoqërisë Civile u pritën në një takim pasditen e të dielës nga Kryeprokurori, Adriatik Llalla. Sazan Guri, Eljan Tanini, Ervin Goci dhe Artan Manushaqe kanë denoncuar te kreu i organit të akuzës projektin e Bashkisë së Tiranës, për shkelje ligjore.

Aktivistët thonë se Bashkia ka falsifikuar lejen e ndërtimit të këndit të lojërave dhe se për këtë të hënën ata do të depozitojnë edhe një kallëzim penal në prokurori.
Ndonëse kundërshtojnë ndërhyrjen në Parkun e Liqenit, aktivistët nuk janë kundër projektit, por rekomandojnë ndërtimin e këndit të lojërave në një vend tjetër.

?Ne nuk jemi kundër projektit, por jemi që projektet të bëhen në vendin e duhur, si p.sh nën digë dhe në pjesë të tjera bosh, në zona të mbyllura të Tiranës. Ndaj, mendoj se ka vend për vepra dhe shkelje të rënda penale,? deklaroi ambientalisti Guri.

Deklaratat e Bashkisë së Tiranës se në krye të protestave qëndron Partia Demokratike dhe një grup njerëzish të cilët për 4 vjet e lanë kryeqytetin të dergjet në plehra, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile i hedhin poshtë, ndërsa prova e tyre është protesta e opozitës të hënën te Liqeni, të cilës ata nuk do t?i bashkohen.

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile janë ankuar te Kryeprokurori Adriatik Llalla edhe për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës, duke i kërkuar të nis hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form