Report TV - Nis puna për hekurudhën e trenit të fëmijëve te Liqeni, aktivistët në protestë

Report TV 2016-03-16

Views 1

Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar sërish sot tek Parku i Liqenit Artificial kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë, ku sipas tyre parkut po i futet një hekurudhë betoni qe do te sherbeje per trenin e femijeve..

Në protestën e thirrur me urgjencë, pas rinisjes së punimeve nga ana e kompanisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile shtuan se, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe se nuk ka bërë publik projektin.

Ervin Goci është shprehur se, ?Parkut iu fut në mes hekurudha e betonit. Bashkia nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Bashkia nuk ka bërë publik projektin për qytetarët?.

Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se këtë të enjte do të ketë sërish protestë.

?Të enjten ne do të marshojmë drejt parkut për protestë. Ne do ta zaptojmë parkun para se të nisin punimet? është shprehur ai.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e Këndit të Lojërave në Parkun e Liqenit. Fotot e publikuara në faqen e Facebook "Qytetarët për Parkun" tregojnë punimet që po kryhen në kantierin e rrethuar dhe ku është protestuar ditët e fundit nga qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form