http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Zhvillimit Ekonomik i kërkoi kuvendit autorizim për të nisur negociatat me kompaninë nga Dubai, për të realizuar investimin prej 250 milion dollarësh, në bulevardin e ri të Tiranës.Ky investim kërkonte një procedurë të re, pasi nuk përfshihet as në ligjin e investimeve strategjike dhe as në ligjin për investimet e huaja. Kompania ?Al Habtoor Investimet LLC? ka bërë një propozim, për të ndërtuar një kullë 350 metra të lartë, në të cilën përfshihen ambiente banimi, hoteleri si dhe zyra. Por kërkesa e kompanisë është që të përjashtohet nga taksat për 15 vite, një rast ky i pa hasur më parë në asnjë nga vendet e rajonit.?Ne duam të ndërtojmë një brend. Jemi të nderuar që të na vijnë kompani të tilla me një emër të madh në fushën e turizmit. Ne duam sot autorizim me qëllim nisjen e negociatave, më pas do të dialogojmë për kushtet e kontratës si dhe kosto/përfitim.?Me një investim të tillë, kompania kërkon t?i shmanget miliona euro detyrime në buxhetin e shtetit. Minimalisht janë 50 milionë euro TVSH, taksa mbi truallin si dhe detyrime të tjera per te cilat vetë deputet e mazhorancës kanë ngritur pikëpyetje lidhur me përfitimet që do të ketë vendi nga ky investim.Duke ju referuar të dhënave, një investim të tillë prej 250 milion dollarësh nuk ka mundur ta tërheqë asnjë nga vendet e rajonit, ndonëse Serbia është në negociata me një kompani të huaj. Nëse ky projekt konkretizohet, Shqipëria do të jetë e para në rajon.