Punimet në Bulevardin e ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet kane nisur prej më shumë se një muaj për zgjatimin e bulevardit. Makineritë janë duke sheshuar zonën e parashikuar në pjesën e parë të projektit: problemet që po hasen janë në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Por zyrtarë të bashkisë thonë se do të mbyllet gjithë projekti, para afatit dhe me një kosto më të ulët. Interesim ka shprehur dhe vetë kryetari Lulzim Basha, i cili siç thonë banorët e zonës, ka qenë dhe këtë të shtunë për të parë nga afër punimet. Bulevardi pritet të ketë 3 hapësira kryesore, në të cilat pallati i Drejtësisë do të jetë ndërtesa më e lartë. Në gjatësinë prej 1.8 km dhe gjerësinë 60 m do të ndërtohen dhe dy sheshe të tjera, ai i kulturës me kinema dhe galeri, si dhe sheshi i pazarit me qendra tregtare. Por që këto vepra të realizohen, duhet të zgjidhet çështja e shpronësimeve për 204 shtëpitë dhe 58 troje. Pirro Demiri, që tashme punimet i kanë mbërritur në pragun e shtëpisë, thotë se po pret ende një zgjidhje. Optimizmi i bashkisë mund të ndërpritet vetëm nga dy çështje të pazgjidhura; e para shpronësimi i banorëve dhe e dyta, qëndrimi i qeverisë që nëpërmjet kryeministrit Rama ka deklaruar rishikim të projektit të bulevardit.

Share This Video


Download

  
Report form