Pllakat e para në Bulevardin e Ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-16

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendosen dy pllakat e para ne Bulevardin e Ri te Tiranës, ndërtimi i te cilit pritet t?i japë nje zhvillim te madh krahut verior te kryeqytetit. Kreu i qeverise, ish-kryetar i bashkisë se Tiranës, nga zona ne ndërtim e Bulevardit te Ri, deklaroi se kryeqytetasit sot mund ta kishin bulevardin dhe sheshin ?Skënderbej?. Te dy këto projekte kane qene pjese e masterplaneve zhvilluese te Edi Rames, por qe nuk gjeten zbatim nga pasardhësi i tij demokrat. Pas 5 muajsh studio ?Grimshow? do te ketë nje plan te detajuar përgjatë bulevardit dhe kryesisht për ndërtimet private. Erion Veliaj ftoi institucionet publike te zhvendosen ne këtë zone te Tiranës, qe do te jete zhvillimi i kryeqytetit për 30 vitet e ardhshme. Për ditën e Verës, bashkia ka vendosur te inauguroje parkimin nëntokësor tek bulevardi i ri, tek sheshi ?Skënderbej? dhe Pazarin e Ri. Por Erion Veliaj nuk fshehu nje nga çudite qe po ndodh ne fund te Bulevardit, aty ku ishte planifikuar ura lidhëse me Paskuqanin. Nëse sheshi ?Skenderbej? është parashikuar te mbyllet ne mes te qershorit, bulevardi kerkon me shume kohe deri ne përfundim. Zgjatimi i bulevardit është projektuar 87 vjet me pare, ne kohen e mbretit Zog nga dy arkitektet italiane. Ne 2003, kryetari i bashkisë Rama e vendosi këtë projekt ne masterplanin e qendrës dhe e beri publik ne zgjedhjet e 2011, pasardhësi i tij Basha arriti te realizoje vetëm konkursin e studiove projektuese, ndërsa Veliaj nisi zbatimin ne terren me studion ?Grimshow? e shpallur fituese nga administrata Basha, por duke rikonceptuar projektin.

Share This Video


Download

  
Report form