Ora News – Itali, 25-vjeçarja shqiptare në koma sjell në jetë vajzën e saj

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët italianë janë detyruar të ndërhyjnë në javën e 27 të shtatëzanisë të 25 vjeçares shqiptare që prej disa ditësh është në gjendje koma. Edhe foshnja ashtu si nëna e saj është në situatë kritike, për shkak se ka lindur shumë para kohe. 25 vjeçarja mbetet në koma të pakthyeshme.
25-vjeçarja shqiptare që prej disa ditësh është në gjendje koma ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
Ndërhyrja e mjekëve italianë në spitalin e komunës së Torretes në provincën e Ankonës u bë në javën e 27-të të shtatëzanisë.
Mjekët që kryen operacionin çezarian kanë deklaruar se gjendja shëndetësore si e nënës dhe e vajzës është mjaft e rënduar.
Nëna e re shqiptare vazhdon të jetë në gjëndje koma, ndërsa foshnja do t?i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mbi kushtet e saj neurologjike dhe të aparatit të frymëmarrjes.
Gjëndjen shëndetësore të foshnjës e ka rënduar jo vetëm operacioni, por edhe të gjitha mjekimet e nevojshme që janë dashur për t?i shpëtuar jetën nënës së saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/itali-25-vjecarja-shqiptare-ne-koma-sjell-ne-jete-vajzen-e-saj/

Share This Video


Download

  
Report form