#rtvora #oranews
Familja Biqiku është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bashkëshortja dhe njëra nga dy vajzat, Sabina kanë pësuar fraktura në kokë, këmbë, e duar.
Ndërsa vajza e vogël tjetër e familjes, Xhesika ndodhet në reaminacion.
Asaj i kanë dalë letrat për tu dërguar për mjekim në Itali por ende nuk është zyrtarizuar.
Në një intervistë për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi baba i 20-vjeçares me lot në sy i kërkoi qeverisë që të dërgojë vajzën për mjekim jashtë vendit.
Ilia Biqiku tha se vajza ka marrë dëmtime në tru pasi i kanë rënë tullat në kokë.
Ilia Biqiku: ?Vajza e vogël Xhesika është shumë rëndë. I kanë rënë tullat në kokë. Goca dhe gruaja janë me fraktura. I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka.
Vetëm Edi Rama e ka në dorë. I lutem shumë, ja di për nder nëse ma shëron gocën. Falënderoj mjekët që i kanë qëndruar tek koka. Vajza është 20 vjeç. Ta dërgojnë në Itali ose Turqi, ku të dojë qeveria.
Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Pallati është i pabanueshëm. Gruaja me fraktura në kokë dhe këmbën e ka allçi. Ashtu edhe vajza Sabina ka fraktura në kokë dhe me allçi tek këmba.
Xhesika është shumë keq. Vetëm mjekët italianë e shërojnë.
Emri i ka dalë për të shkuar në Itali. Këtë e ka në dorë qeveria, Edi Rama.
Nuk kam biseduar me vajzën, vetëm e kam parë. Ishte keq.?
Ndërsa kryefamiljarja Biqiku ende nuk e ka parë vajzën e saj që nga tërmeti i dy ditëve më parë: ?Vajzën e vogël e kam keq. Të madhen e kam këtu në dhomë. Se di çfarë di bëhet me mua, me fëmijët e mi. Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Kam vajzën reaminacion se kam parë që atë natë. Nuk e di se kam parë.?
Ndërsa vajza e vogël Sabina u shpreh: ?Në këmbë dhe tek krahu kam më shumë fraktura. Nuk lëviz dot. Jam përpjekur të çohem por kam dhimbje.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/babai-i-lutet-qeverise-ti-dergoje-vajzen-mjekim-ne-itali-i-rane-tullat-ne-koke-ka-demtim-truri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp