Një 25-vjeçare ka ndërruar pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se e reja ka lindur me operacion, lindje çezariane. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.
E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën "soferrencë fetale progrediende".
Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.
Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.
25-vjeçarja e kishte lindjen e parë.