KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Sovjan-Korçë, ku makina tip ?Reno?me targa KO 8946A ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë ka humbur jetën 30- vjeçarja, Etleva Sallo, pasagjere në mjet, ndërsa kanë mbetur të lënduar drejtuesi i makinës dhe një tjetër pasagjer.
Mësohet se 30-vjeçarja po kthehej nga një festë me rastin e ditës së gruas, 8 marsit.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në shpitalin e qytetit juglindor ku ndodhen nën kujdesin intensive të mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e rrethnave të plota të këtij aksidenti.