Gjermani, 17-vjeçarja Ambra Meda pret jetë nga bashkatdhetarët e saj

Report TV 2015-08-21

Views 15

TIRANË - Gazetari i njohur sportiv i TVSH-së, Dëfrim Methasani, i ka drejtuar një thirrje për ndihmë, kolegëve dhe simpatizantëve të tij në Fb, për 17-vjeçaren e sëmurë rëndë, mbesën e tij, Ambra Meda.

Duke publikuar në Fb një foto të adoleshentës së shtruar në spital në Gjermani, Methasani shkruan qartë dhe asnjë fjalë e tij nuk ka nevojë për koment:

"Të nderuar miq të fb! Vajza që shihni në foto është Ambra Meda, 17-vjeçarja që në vend se të ulej në bankat e gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, është e detyruar të qëndrojë e shtrirë në këtë shtrat të spitalit në Mynih të Gjermanisë, ku po vendoset fati i saj me jetën!

Sëmundja e rëndë na ka mbledhur të gjithëve sëbashku për t'u bërë pjesë e kurimit të saj.

Prej 28 ditësh ajo vuan nga një diagnozë e vështirë duke shënuar rastin e 130 në të gjithë botën! Sipas mjekeve, ky është rasti i parë që ka mundësi shpëtimi, por kostoja është shumë e lartë!

Do t'ju lutesha të shënoni emrin tuaj në jetën e Ambrës, duke u bërë pjesë me një kontribut qoftë edhe modest.Ju keni në dorë që kjo buzëqeshje e saj të mos jetë e fundit!"

Nr. i llogarisë në BKT është: NERILDA MEDA
Në lekë : AL8620511650708253CLIDCLALLF
Në euro: AL9120511650708253CLIDCFEURA

Televizioni "A1Report!" është solidarizuar me kolegun dhe ka afruar mbështetjen e tij duke publikuar këtë mesazh për jetë.

Share This Video


Download

  
Report form