84-vjeçarja Nazime Demollari e cila u gjet e pajetë në banesën e saj, u dhunua nga djali i saj. Ky është konkluzioni i ekspertëve mjeko-ligjorë, raporti i të cilëve ka zbuluar, se e moshuara kishte hematoma dhe plagë të thella në kokë. Gjithashtu ajo ishte goditur ne pjesë të ndryshme të trupit, të cilat janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.
Pas debatit verbal me të ëmën paraditen e së hënës, mësohet se Nesim Demollari, në gjendje të dehur, e ka rrahur për disa minuta me grushta dhe sende të forta nënën e tij. Autori i krimit, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës, ka mohuar gjatë marrjes në pyetje vrasjen e të ëmës, duke deklaruar se ajo ishte rrëzuar vetë dhe për pasojë kishte humbur jetën.
Por një tjetër fakt që e tradhëton 64-vjeçarin është një telefonatë që ka kryer me vëllain e tij. Gjatë bisedës ai tregon se kishte vrarë nënën, por para hetuesve ai vazhdon të mohojë autorësinë, duke mos treguar motivin e ngjarjes së rëndë. Nazime Demollari u gjet e pajetë të hënën në banesën e saj në lagjen 14 të Korçës, ndërsa policia arrestoi si të dyshuarin e vetëm të birin 64-vjeçar,i cili prej vitesh ishte i alkoolizuar dhe ushtronte dhunë mbi të ëmën.
Tv Klan