Report TV - Ekspertiza/15-vjeçarja ruse vdiq pasi u godit nga helikat e skafit

Report TV 2017-07-22

Views 2

SARANDE - 15-vjeçarja ruse e cila humbi jetën dje në plazhin e Ksamilit, është goditur nga një mjet lundrues dhe vdekjen e saj e kanë shkaktuar mjete prerëse helikë.

Ky është rezultati i ekspertizës së spitalit të Sarandës për shkaqet e vdekjes së turistes. Burime pranë spitalit të Sarandës thanë për Shqiptarja.com se ekspertiza ka saktësuar pikërisht mjetet prerëse tip helikë si shkak për vdekjen tragjike të Kseniya Ryok nga Shën Petersburgu.

Policia zbulon skafin, ndalon pronarin e mjetit
Policia ka zbuluar dhe sekuestruar skafin që dyshohet se ka goditur të miturën si dhe ka ndaluar pronarin e mjetit lundrues, Ermal Fataj. Ai ka tentuar të fshehë skafin por është zbuluar menjëherë nga uniformat blu.

Gjithashtu, në helikën e skafit u gjetën flokë, të cilat po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të vërtetuar nëse i përkasin 15-vjeçares nga Shën Petersburgu.

Share This Video


Download

  
Report form