Report TV - Pajisja, izraeliti Frig: Më jepni pasaportën të iki, gjykata: JO

Report TV 2017-07-04

Views 1

Dedektivi privat nga Izraeli, Yoram Frig do të qëndrojë në Shqipëri deri në përfundim të ekspertizës që prokuroria ka nisur të bëjë pajisjes së sekuestruar 51 vjeçarit 4 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Ishte ky vendimi i gjykatës së Tiranës e cila këtë të mërkurë rrëzoi kërkesën e Frig për zhbllokimin e letërnjoftimit.

Më herët, Prokuroria i ka mbajtur pasaportën izraelitit deri në përfundimin e hetimeve. Pa marrë pasaportën ai nuk mund të largohet nga Shqipëria, prandaj Yoram Frig kërkoi rimarrjen e saj, por që Gjykata nuk e pranoi kërkesën e tij.

Pajisja ?Omni Spectral Correlator 500? sipas dyshimeve të prokurorisë mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme, ndërsa vetë Frig e ka mohuar duke deklaruar se ndodhej në Shqipëri për të verifikuar nëse në ambientet në pronësi të biznesmenit Tom Doshi kishte apo jo çimka përgjuese.

Në përfundim të vleftësimit të masës së sigurisë avokati i Frig i cili më parë ka qenë dhe avokati i Tom Doshit, Vladimir Meci u shpreh se ky është një ndalim i paligjshëm.

Yoram Frig u ndalua më 24 Mars me kërkesë të prokurorisë së Tiranës e cila nisi hetimet kryesisht ndaj Izraelitit me akuzën e ndërhyrjes së paligjshme në sisteme kompjuterike si dhe atë të shpërdorimit të detyrës.

Share This Video


Download

  
Report form