TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë duke i rikthyer pasaportën ish-ministrit Saimir Tahiri dhe hequr masën e ndalimit të daljes jashtë vendit. Pasaporta dhe karta e identitetit iu bllokuan ish-ministrit tre javë më parë pas kërkesës së prokurorisë, por pas apelimit vendimi u shfuqizua.
Pas vendimit të Apelit, ish-ministri mund të lëvizë lirshëm jashtë vendit. Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia qëndroi në ambientet e gjykatës së Krimeve të Rënda për rreth 90 minuta. Ndërsa në përfundim të Tahiri nuk pranoi që të prononcohej për mediat, por ishte avokati i tij që bëri publik vendimin e gjykatës. ?Paraqitëm argumente të reja. Gjykata vendosi që t?i rikthente pasaportën dhe kartën ID? deklaroi Maks Haxhia.