TIRANE - Pajisja 'IMSI chatcher', dhe pretendimet e opozitës se kjo pajisje, është përdorur për përgjime telefonike janë rikthyer sërish në vëmendje. Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen 'IMSI chatcher' është mbledhur paraditen e sotme me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Sipas deputetëve socialiste, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu, është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Deputeti Pjerin Ndreu propozoi që kreu i SHISH Visho Ajazi dhe prokurori i pergjithshëm Adriatik Llalla të dëshmojnë në komisionin hetimor.