Report TV - 'Drejtësia', Xhafaj: Mbyllëm ligjet me 3/5, javën tjetër në Kuvend

Report TV 2017-07-04

Views 0

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi ka përmbyllur ligjet e fundit të reformës në drejtësi, ata me shumicë të cilësuar.

Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i komisionit dhe ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, u shpreh se ligjet do t'i kalojnë seancës së Kuvendit javën e ardhshme.

"Kemi mbyllur të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ligjet do shkojnë javën e ardhshme në Kuvend. Kuadri ligjor që kemi miratuar do të jetë i dobishëm për eficencën e sistemit dhe aksesin e qytetarëve për ta bërë sistemin më propaktiv në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Xhafaj.

Ndërsa deputetja e PS, Vasilika Hysi, anëtare e komisionit të reformës në drejtësi, ftoi opozitën të japë mbështetjen për projektligjet e reformës.

Hysi theksoi se ligj i rëndësishëm është ai për Gjykatën e Lartë e cila s'do jetë më gjykatë fakti, por do të gjykojë çështjet.

Share This Video


Download

  
Report form