Report TV - Dekriminalizimi,KQZ mblidhet javën tjetër për Roshin, Selamin e Tahirin

Report TV 2017-02-25

Views 0

Komisioni Qendror i Zgjedhejeve pritet të mblidhet javën e ardhshme pas konkluzioneve të Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për REPORT TV se do të shqyrtohen të gjitha opsionet për interpretimin e ligjit, pasi ka ende paqartësi për rolin e KQZ në këtë proces.

Sipas të njëjtave burimeve mësohet se kjo paqartësi lidhet me rolin e KQZ nëse do të jetë formal apo ky institucion do të duhet të verifikojë të gjithë dokumentacionin që shërbeu në vendimarrjen e Prokurorisë.

Shqyrtimi i konstatimeve të Prokurorisë së Përgjithshme nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëhet për herë të parë dhe duke qenë se është një praktikë e re do të shërbejë edhe si standrat për trajtimin e rasteve të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form