Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KQZ nuk mori asnjë vendim ne lidhje me mandatin e kryetarit te bashkisë se kavajas, Elvis Rroshi dhe deputeteve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Shatë anëtarët e komisionit me vota unanime vendosen që te ketë një mbledhje të dytë më datë 29 dhjetor për të shqyrtuar përfundimisht mandatet e funksionareve publike.
KQZ vetem me 4 votat e maxhorances vendosi qe Prokuroria t?u vere ne dispozicion minimalisht numrin dhe datën e vendimeve përkatëse të gjykatave te subjekteve qe do te verifikohen, kërkesë e cila nuk u pa e nevojshme nga përfaqësuesit e opozitës të cilët votuan kundër.
Biba, kryetar i KQZ: E gjej korrekte propozimin e kolegut për t?i kërkuar Prokurorisë, unë nuk do të sugjeroja vendimet, minimalisht të dhënat mbi këto vendime.
Opozita kërkoi që KQZ vetëm të vendoste mbi përfundimet e prokurorisë ndërsa përfaqësuesi i maxhorancë bëri thirrje për kujdes në vendimmarrje sepse ky vendim do të caktojë edhe precedentin për këto raste.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-mblidhet-neser-per-mandatin-e-tahirit-selamit-e-rroshit/