Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmes një deklarate të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mësohet se PS i kërkon Kuvendit të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke e akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit.
Shkak mandati i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Faslli Kapllanaj, KQZ nuk i hoqi mandatin të zgjedhurit vendor nga PD.
Balla thotë se kreu i KQZ-së, Klement Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Agron Faslli Kapllanajn.
Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit"
"Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë çështjes në fjalë nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij. Duhej të ishte Komisioni si organ kolegjial dhe jo Kryetari si individ struktura që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë" thuhet në deklaratën e Taulant Ballës e shpërndarë për median.
PS e akuzon Zgurin se duke mos thirrur mbledhjen e KQZ por duke arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme për Kapllanaj ka marrë kompetencën kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në kundërshtim flagrant me nenin 5, pika 4, gërma "a"; nenin 10; nenin 15, pikat 3 e 4 të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe Kreun III, pikat 12, 13, e 14 të Vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë "Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Ligjin nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".
Për më shumë lexoni në: