Zguri “teston” marrëveshjen e 18 majit, shumica heq nga kalendari shkarkimin e kreut të KQZ

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Propozimi i socialistëve për të shkarkuar kryetarin e komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u tërhoq nga kalendari i punimeve të kuvendit. Kryeministri Rama kërkoi dialog me opozitën për këtë cështje duke thënë se Klement Zguri do rri në detyrë nëse marrëveshja e 18 majit është ende në fuqi. Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha e përsëriti se kjo marrëveshja ka vdekur por sipas tij, shkarkimin e Zgurin nuk e lejon ligji

Mediu: Asnjë grup deputetësh nuk ka kopetencë për të propozuar shkarkimin e kryetarit të KQZ.

Kërkesa e deputetit Fatmir Mediu për ta hequr propozimin për shkarkim të kryetarit të KQZ, Klement Zgurit u pranua nga kryemnistri Rama pasi sipas tij, kjo cështje meriton dialog me opozitën.

Rama: Të shfrytëzojmë kohën në vijim për të bërë një diskutim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e opozitës.

Propozimin e kryeminsitrit, Taulant Balla si inaciatori i propozimit për shkarkim të Klement Zgurit e pranoi si të drejtë por tha se kjo cështje nuk do të hiqet nga programi i punimeve të parlamentit. Më pas Balla e pyeti drejtpërdrejt Bashën nëse marrëveshja e 18 majit është ende në fuqi, duke nënkuptuar se kjo është përgjigja që socialistët presin për të vepruar mbi Klement Zgurin.

Balla: Nuk përfshihet në kalendar, por është në programin e punimeve të 18 majit. Marrëveshja e 18 majit vazhdon?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ps-terhiqet-nga-shkarkimi-i-zgurit-rama-ta-zgjidhim-me-dialog

Share This Video


Download

  
Report form