Report TV - Dekriminalizimi, KQZ: Po verifikohet formulari i vetëdeklarimit të Roshit

Report TV 2017-02-21

Views 5

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e formularit të vetëdeklarimit të cilin e ka plotësuar kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Ka qenë zëdhënësja e këtij institucioni e cila në një dalje për mediat, ka thënë se verifikimi ka nisur nga ekspertët.

?Prokurori i Përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016, i ka kërkuar KQZ-së që kjo e fundit, të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi me detyrë Kryetar i Bashkisë kavajë, sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura në formular nga subjekti deklarues, ka paqartësi dhe mungesë informacioni. Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ku përfshihet edhe verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Elvis Roshi? ka thënë Drilona Hoxha.

Ajo ka shtuar se, KQZ ka ngritur strukturën e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit dhe ka pranuar depozitimin e 1828 formularëve nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin sipas këtij ligji,deri në datën 4 maj e cila ishte data e fundit, për pranimin e formularëve.

Këto formularë, sipas saj, janë regjistruar në regjistrin e veçantë me numrin unik të identifikimit. Ndërkohë, ajo ka theksuar se 53 këshilltarë ende nuk kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Share This Video


Download

  
Report form