Report TV - Dekriminalizimi, KQZ: Të plotësohet formulari,deri tani janë plotësuar 75%

Report TV 2016-04-29

Views 2

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kërkon zyrtarëve dhe deputetëve të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit në kuadër dekriminalizimit.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se deri në këto momente kanë plotësuar këto formularë vetëm 75 përqind e tyre, ndërsa kujtoi se ky proces mbyllet me datën 4 maj.

Ja deklarata e Zëdhënëses së KQZ-së
Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,deri më datë 29 prill 2016, në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ?Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015?, kanëdorëzuar formularin e vetëdeklarimit;
100 deputetë nga 140
11ministranga 20
34kryetarë bashkie nga 61
1234 këshilltarë bashkiakë nga 1595Aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 1379 ose 75.1 % e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit,është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjekteve qëende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin.
Për t?ju ardhur në ndihmuar funksionarët të cilët nuk e kanë dorëzuar akoma formularin e vetëdeklarimit, pavarësisht se dita e Hënë është ditë pushimi, KQZ do të jetë hapur edhe ditën e hënë, datë 2 maj 2016. Të gjithë ato subjekte që ende nuk e kanë dorëzuar formularin, mund ta dorëzojnë edhe ditën e Hënë, në datën 2, pasi KQZ do të jetë hapur.

Share This Video


Download

  
Report form