Report TV - Debat te 'Ligjet' Caka: S'kam letrat Xhafaj: Nuk do t'i sjellim në shtëpi!

Report TV 2017-07-04

Views 0

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve përpos debatit me Vasilin ka pasur edhe një mes kryetarit të Komisionit, Xhafaj dhe anëtares nga LSI, Caka.

Silva Caka u ankua te Xhafaj se një nga dokumentet e rendit të ditës nuk ishte në tryezë, por kryetari i Komisionit që është propozuar për Ministër të Brendshëm iu përgjigj duke i thënë se duhet të vinte në orar dhe jo me vonesë, pasi nuk do ia dërgonin në shtëpi.

Debati Xhafaj-Caka te 'Ligjet'
Silva Caka: Mungon një nga dokumentet e komisionit.

Xhafaj: Mos hajde me vonesë, hajde në orar se ne nuk do harxhojmë letra kot ti lëmë në tavolinën bosh. Merre në zyrë sikur vjen nga posta.

Caka: Nuk ankohem vetëm unë.

Xhafaj: Ne dokumentet nuk do ti sjellim në shtëpi.

Caka: Nuk ka nevojë në shtëpi, të jenë në tavolinë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS