Meteorologia Lajda Porja në një prononcim për Report TV është shprehur se nga dita e mërkurë pritet rritja e temperaturave. Sipas saj, temperaturat do të rriten me 2-3 gradë të cilat do të ndjehen më së shumti në bregdet dhe ultësirën perëndimore, e ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të jetë e papërfillshme. Nga fundjava pritet të rikthehen sërish reshjet e dëborës kryesisht në zonat veriore dhe verilindore.
Ajo parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe më e ngrohtë. Gjithashtu një rritje të temperaturave parashikohet në fundin e kësaj jave e cila do të ndikojë në ngritjen e temperaturave kryesisht në zonat e veriut nga -17 apo -16 deri në -4, e cila do të jetë shumë e ndjeshme për banorët në këto zona. Temperaturat e ulëta priten të jenë prezente deri në fund të janarit.