http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn dhe tre eurodeputetet qe e shoqëronin ne vizitën e tij ne Shkup, shprehen edhe njëherë shqetësim per rritjen e tensioneve ndëretnike ne vend dhe per mungesën e formimit te qeverise. Zyrtaret europiane dhanë serish një mesazh te forte e te drejtpërdrejte per presidentin Ivanov?Inkurajojmë presidentin Ivanov ta rishikojë me urgjencë pozicionin e tij, sepse nuk ka kohë për të humbur. Bëjmë thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë së re, e cila të jetë e përkushtuar në implementimin e reformave. Partitë dhe ekzekutivi duhet të vazhdojnë me zbatimin e të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës.?Të gjitha palëve, nga ana tjetër, u kërkohet të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të shkaktojë tensione ndëretnike apo të përkeqësojë marrëdhëniet me fqinjët.?Retorika negative drejtuar bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare është plotësisht joproduktive dhe varros imazhin ndërkombëtar të vendit tuaj. Maqedonia është nje shtet multietnik dhe te gjitha komunitetet duhen ta gjejnë veten ne programin qeveritar dhe te gjithe duhet te kene shanse te barabarta si qytetare te Maqedonisë.? Por megjithe mesazhet e eurokomisionerit, edhe pas vizitës se tij nuk ka patur asnjë shenje tërheqje si nga presidenca, ashtu edhe nga VMRO-DPMNE.