Vetëm 5 % e shqiptareve, te pasur - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pasuria ne Shqipëri është e përqendruar ne një numër te kufizuar individësh. Ky është konkluzioni qe del për te dytin vit radhazi, nga raporti i Agjencisë se Sigurimit te Depozitave. Duke iu referuar këtij raporti, për vitin 2011, nga 1 milion e gjysme depozitues qe ka sistemi bankar, vetëm 5 % e tyre zotërojnë kursime mbi 2.5 milion leke te reja, pjesa tjetër ka depozita nen këtë kufi. Edhe për sa i përket shumës se depozitave, 5 % e klientëve bankar zotërojnë 58% te shumës se kursimeve, një tregues ky qe nxjerr ne pah pabarazinë e madhe qe ekziston ne vend. Raporti zbulon se pjesa me madhe e depozitave është ne leke dhe vetëm 47% e kursimeve, shqiptaret kane preferuar t'i mbajnë ne valute, një element ky i cili nxjerr ne pah friken qe ekziston nga kursi i këmbimit. Shifrat e këtij raporti janë një tregues për pasurinë e shqiptareve ne vlere monetare. Por nuk janë te pakte ata individë qe kursimet e tyre i kane investuar ne pasuri te patundshme, duke thelluar akoma me shume hendekun mes te pasurve dhe te varfërve.

Property in Albania is concentrated in a limited number of individuals. This is the conclusion that emerges for the second consecutive year, the ratio of the Deposit Insurance Agency. Referring to the report, for 2011, from half a million depositors that the banking system has only 5% of them have savings over 2.5 million new leks, the rest has deposits under this limit. Even as regards the amount of deposits, 5% of bank clients owning 58% of the amount of savings, an indication that highlights the great disparity that exists in the country. The report reveals that most of the deposits in Lek and only 47% savings, Albanians have preferred to keep the currency, an element which highlights the fear that exists from the exchange. The figures in this report are an indication of the richness of the Albanians in monetary value. But there are few individuals who have their savings invested in real estate, deepening even more the gap between rich and poor.

Share This Video


Download

  
Report form